Flash News

KRYESORE

Guardiola i habit të gjithë: Mesfushorin nuk e shes as për 500 mln euro

Guardiola i habit të gjithë: Mesfushorin nuk e shes as për 500

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka zbuluar pasuesin e David Silves dhe ka konfirmuar se kampionët e Anglisë nuk kanë se pse blejnë ndonjë lojtar tjetër duke pasur në ekip Phil Foden. "Ne nuk i ofruam Fodenit një kontratë të re aksidentalisht. Ai është i vetmi lojtar që nuk mund të shitet. I vetmi. As për 500 milionë euro.

"Phil nuk do të shkojë askund. Ai është City dhe nuk do firmosim asnjë futbollist tjetër në atë pozicion. Kur David Silva të largohet, ai do të jetë magjistari ynë i ri. Po rritet me ne. Është një nga ne dhe po bëhet brilant, një ndër më të mirët e kampionatit. Diçka ta keni të qartë, Foden ka vend në ekipin tonë të parë.

"Do të ishte interesante të shihja nëse një trajner tjetër do t'i jepte atij mundësi të rritet, apo ta huazonte atë. Nuk dua ta largoj, pasi mund të luajë shumë ndeshje me ekipin e parë, por duhet të mendoj dhe për skuadrën. Phil e kupton diçka të tillë", - tha numri një i stolit.

Të fundit