Flash News

KRYESORE

Haaland kërkohet nga gjysma e Europës, ai zgjedh më në fund klubin

Haaland kërkohet nga gjysma e Europës, ai zgjedh më në fund

Erling Braut Haaland është lojtari i momentit. Ai është sulmuesi më i talentuar në rolin e tij në Europë dhe për këtë nuk ka diskutime. Liverpool, Juventus, Barcelona, Man. United, Chelsea, PSG dhe Manchester City raportohet se e kërkojnë.

Sulmuesi i ri i Salzburg-ut duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai do edhe pagë të mirë, edhe vend titullari, edhe lavdi. E tremb fakti se Liverpool mund të pësojë rënie në vitet e ardhshme prej konkurrencës sheh te Manchester United një skuadër që po rritet. Kjo e ka bindur që ai të zgjedhë "Djajtë e kuq" si destinacionin e radhës.

Sipas Daily Star, Haaland është bindur nga oferta e Manchester United. Në "Old Trafford" duan që të rikthehet dominimi i kohës së Fergusonit dhe me një djalosh të artë si Haaland do të ishte një nisje e mirë.

Të fundit