Hahn solidarizohet me Shqipërinë për tërmetet: Gatishmëri e Emergjencave Civile të Europës

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn ka shprehur mbështetje për Shqipërinë lidhur me situatën që vendi po kalon pas tërmeteve.

Hahn shkruan në ‘Twitter’ se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese.

Më tej ai thekson se Europa ka gati emergjencat civile për Shqipërinë.

 “I trishtuar dhe i shqetësuar që mësova për serinë e tërmeteve shkatërruese në Shqipëri, të cilat shkaktuar dëmtime të qindra njerëzve, si dhe dëmtime serioze në infrastrukturën e ndërtesave. BE ofron ndihma të menjëhershme si dhe angazhimin e Emergjencave Civile të Evropës, nëpërmjet Emergjencave Civile shqiptare”, shkruan Hahn.