Flash News

KRYESORE

Hajdari: Propozimi i PS i papranueshëm, kërkon që të mos hapë listat

Hajdari: Propozimi i PS i papranueshëm, kërkon që të mos

Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur të papranueshme draft-propozimin me 7 pika për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari tha se PS po bën një hap prapa për listat, pasi sipas saj mënyrë e hapjes së listave duke zgjedhur vetëm një kandidat preferencial nuk është ajo që duan qytetarët shqiptarë.

"Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, kërkon që të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament. Unë i bëj thirrje PS-se po bën një hap pas për hapjen e listave. Po ta shikoni renditja e kandidatëve të rri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë që do të thotë se listat janë  praktikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që këkrojnë qytetartë. Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një trup për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura", tha Hajdari.

Të fundit