Flash News

KRYESORE

Hani një vezë në ditë dhe do të keni këto përfitime shëndetësore

Hani një vezë në ditë dhe do të keni këto

Veza përmban shumë vitamina ndaj këshillohet si një ndër ushqimet më të shëndetshme., ajo përmban gjithashtu dhe minerale. Nëse ju e konsumoni vezën çdo ditë, ja cilat janë përfitimet që merrni:

Përmirëson shëndetin e trurit

Vezët janë pasura me kolinë, një vezë në ditë mund t`ju japë 35% të nevojave të përditshme për këtë element.

Parandalon kancerin e gjirit dhe sëmundjet e zemrës

 Departamenti Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Veriut ka kryer një studim që tregonte për përfitimet e dobishme të vezës në shëndetin e zemrës. Sipas këtij studimi rezultoi se një vezë në ditë mund të parandalonte sëmunjdet e zemrës dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Ju ndihmon të bini në peshë

Veza është një nga ushqimet më të mira që ndihmon në djegien e yndyrës në bark.

Forcon kockat dhe muskujt

Vezët janë një nga burimet e rralla të vitaminës D, e cila në kombinim me kalciumin forcon kockat dhe parandalon osteoporozën.

Përmirëson shëndetin e syve

E verdha e vezës përmban antioksidantë të fuqishëm, lutein dhe zeaxantinë, elementë këto mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të syve.

Burimi: Healthy Advisor Group

Të fundit