Flash News

KRYESORE

Haradinaj: E telefonova për ndihmë, Rama nuk më hapte telefonin

Haradinaj: E telefonova për ndihmë, Rama nuk më hapte telefonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se me të marrë vesh për tërmetin në Shqipëri, ai telefonoi menjëherë kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk ia hapte telefonin. Më pas, ai komunikoi me presidentin Ilir Meta, e përmes kërkesës së këtij të fundit, organizoi ekipet për të ardhur në Shqipëri.

“Është bërë e pamundur për t’u lidhur me kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, tha Haradinaj për Abc neës.

Marrëdhëniet mes të dyve janë ftohur së tepërmi, pasi kryeministri në detyrë kosovar tha se Rama ishte i përfshirë në ndarjen e Kosovës.

Të fundit