Haradinaj kthehet në Kosovë, nesër mbledhje me qeverinë

Ramush Haradinaj ka një javë që nuk mban më postin e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka qënë dje i pranishëm në Gjykatës e Hagës, ndërsa sot kthehet në Kosovë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me qeverinë në Kosovë.

Haradinaj pas kthimit nga Haga ka thënë se do t’i kthehet jetës politike. Mediat në Prishtinë raportojnë se Ramush Hardinaj, ka thirrur të premten mbledhjen e Qeverisë. Mbledhja e cila pritet të nisë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Neni 95, pika 5, i Kushtetutës së Kosovës, thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, Qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.