Flash News

KRYESORE

Haradinaj përkujton vëllain dëshmor në ditën e lindjes me një dedikim në rrjetet sociale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Luan Haradinaj në 45-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kujton se si i vëllai dha jetën për atdheun dhe lirinë.

 “Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”-shkruan Haradinaj.

Luan Haradinaj ka lindur më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit.

Ai ra dëshmor në betejat kundër serbëve, në atë të UÇK-së, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

 

Të fundit