Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi i kthen borxhin Ramës: Si kryeministër ka bërë një punë që i ka munguar Shqipërisë për një shekull

Hashim Thaçi i kthen borxhin Ramës: Si kryeministër ka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dalë në krah kryeministrit Edi Rama, i ndodhur së fundmi në një presion dhe vështirësi të madhe politike. I pyetur në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv, për djegien e mandateve të opozitës shqiptare, Thaçi u shpreh kundër duke theksuar nevojën për respektimin e legjitimetit të institucioneve.

Sipas Thaçit, Rama si kryeministër ka bërë një punë që i ka munguar Shqipërisë për një shekull të tërë.

“Duhet të respektojmë legjitimitetin e institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Ballafaqimet opozitë-mazhorancë duhet të shikohen në aspektin e kushtetutës. Ballafaqimet nuk duhet të bllokojnë të ardhmen e qytetarëve. Dialogu është i rëndësishëm. Kryeministri Rama ka bërë një punë që i ka munguar Shqipërisë për një shekull të tërë. Nuk duhet të sfidohen proceset demokratike”, tha Thaçi.

Disa muaj më parë, ishte Rama që mori në mbrojtje Thaçin duke quajtur ‘gomerë’ të gjithë kritikët e tij. Kryeministri shqiptar nuk ka kundërshtuar gjithashtu përpjekjet e presidentit kosovar për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Konstitucionalisti tregon pse mandatet e deputetëve të opozitës nuk konsiderohen ende të djegura

Të fundit