Flash News

KRYESORE

Hetimi/ SPAK dorëzon dosjen e parë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Hetimi/ SPAK dorëzon dosjen e parë në Gjykatën Kundër

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Më parë kjo dosje ishte hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda.

Tetë persona akuzohen nga prokurorët e SPAK-ut si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike. Ata janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi.

Sipas prokurorit të posaçëm të SPAK, Eneid Nakuçi, të tetë të akuzuarit kishin role të ndara për trafikimin e lëndës narkotike.  Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre edhe biseda për një shtetas turk që thërritej “abi” dhe për të cilin thuhet se po e prisnin në Rinas.

Në përfundim prokuroria thotë se janë numëruar thasët dhe janë 39 copë me 547 paketime që pas peshimit rezultojnë 578 kg kanabis. Në muajin janar, pritet që të dorëzohen dosje të tjera të përfunduara nga kolegët e tyre ish prokurorë të Krimeve të Rënda në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të fundit