“Historia e 30 viteve të fundit i pa shtjelluar në shkollë”, pedagogia: Një pyetje për këshilltarët që i shkruajnë fjalimin Shahinit   

Sot në Kuvend, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se historia e 30 viteve të fundit nuk duhet të shtjellohet me detaje në librat shkollorë, sipas saj bazuar nga ekspertët e huaj.

Sipas Shahinit, kjo zgjedhje bëhet pasi ngjarjet mund të jenë delikate dhe të ndjeshme në shoqëri. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e pedagoges dhe anëtares së Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Jonila Godole.

Sipas Godoles, ose ministrja mendon se dallimi mes diktaturës komuniste dhe periudhës që pasoi nuk ka ndonjë diferencë mes tyre, ose ajo mendon se diktatura komuniste nuk ka ndonjë dallim me sistemin qe e pasoi dhe qe do ta kualifikonte regjimin komunist ne nje demokraci te brishte, hibride, si kjo qe kemi sot.

Ndaj ajo, ngre një pyetje konkrete për këshilltarët që i përgatisin ministres fjalimet:

Reagimi:

Keshilltaret e saj ia kane frame-uar pergjigjen ne menyre te tille qe fjala „diktature“ ose „regjim komunist“ te mos permendet, madje te ngaterrohet qellimisht me historine e tranzicionit. Keshtu ministrja perkufizon si „histori te vone“ 30-40 vitet e fundit – dmth 12 vite komunizem dhe 28 vite demokraci… Hajde logjike hajde! Ose ministrja mendon se dallimi mes diktatures komuniste dhe periudhes qe pasoi nuk ka ndonje diference mes tyre, qe do te nenkuptonte se jemi ende ne diktature?! Ose ajo mendon se diktatura komuniste nuk ka ndonje dallim me sistemin qe e pasoi dhe qe do ta kualifikonte regjimin komunist ne nje demokraci te brishte, hibride, si kjo qe kemi sot?! O njera, o tjetra se te dyja nuk qendrojne dot.
Nje pyetje per keshilltaret qe i shkruajne fjalimin ministres? Cilet jane ata eksperte nderkombetare qe keshillojne se krimet e regjimeve komuniste te mos njihen nga brezi i ri? Te vraret, te ekzekutuarit, te zhdukurit, te internuarit, te debuarit nga 1944 deri me 1990? Ministrja permend eksperte te KE apo fondacione nderkombetare me emer? Cilat konkretisht? Rezoluta me e fundit e Parlamentit Europian me 25 shtator 2019 kerkonte ballafaqimin imediat me regjimet staliniste dhe diktaturat meqenese ato nuk jane denuar si krimet e nazizmit permes proceseve te Nürnbergut.
Se ne çfare niveli padijeje te thelle i ka lene brezat e rinj, por per fat te keq edhe vete mesuesit, mosnjohja e krimeve te regjimit komunist ne Shqiperi, e deshmon anketa e fundit qe kreu ne fund te 2019 IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë se bashku me shoqaten e mesuesve te historise, ku mesuesit mezi identifikojne datat e rendesishme te kujteses historike dhe ku nuk dine te thone sa eshte numri i viktimave te diktatures shqiptare.
Dhe kur mesuesit nuk e dine kete imagjino informacionet qe marrin nxenesit, te cilet kur flasin per viktima kane te ngulitur vetem numrin e 28 mije „lulekuqeve“, per te cilin punuan me qeveri e me historiane e eksperte gjate 47 vjet komunizem plus 28 vjet pas-komunizem qe ata te mbeten e vetmja reference e viktimave ne sherbim te lirise se atdheut!
Ne kete fryme nuk jane respektuar qellimisht kontrata e lidhur me @ISKK per te reflektuar diktaturen ne tekstet e historise; injorohen keshillat e partnereve nderkombetare ne Shqiperi si Fondacioni Konrad Adenauer apo OSBE qe angazhohen ne fushen e kujteses; dhe anashkalohen institucione shqiptare te perkushtuara ne kete kauze si IDMC qe organizojne prej vitesh aktivitete qe duhet te ishin detyre paresore e shtetit qe pas 1992, si trajnimet e mesuesve te historise, botime me materiale arkivore per mesuesit, konferenca nderkombetare mbi kurrikulen e historise etj. ne te cilat pavaresisht ftesave te perhershme per bashkepunim dhe demove informative qe kerkojne, Ministria dhe ekspertet e saj shkelqejne vazhdimisht me mungesen e tyre.