Flash News

KRYESORE

Hodhën Tiranën në tapet, presidenti i Bylisit tregon çelësin e suksesit

Hodhën Tiranën në tapet, presidenti i Bylisit tregon

Bylisi mori një fitore të madhe ndaj Tiranës me rezultatin 3-1. Ballshiotët kryesojnë renditjen dhe janë surpriza e bukur e këtij kampionati. Presidenti Besnik Kapllanaj ka folur pas ndeshjes dhe ka ulur euforinë në ekip.

“Fitoret janë të gjitha njëlloj, tre pikë vlejnë. E kishim vlerësuar mirë këtë ndeshje. Dihet kush është Tirana, vetë si emër ata të motivojnë. Janë 24 herë kampionë të vendit. Stafi dhe lojtarët kishin punuar, bënë një ndeshje të mirë dhe morëm tre pikët. Është vetëm një ndeshje, tani të mendojmë për të radhës.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi në çfarë vendi jemi tani, në vend të parë apo të dytë. Kampionati sapo ka nisur, janë edhe tre faza të tjera. Duhet shumë punë, jemi mirë si ekip. E nisëm fazën në kohën e duhur dhe kjo po jep frytet e veta. Të vazhdojmë kështu, të jemi me këmbë në tokë në vazhdim”, përfundoi Kapllanaj.

Të fundit