Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 31 gusht 2018

Horoskopi i datës 31 gusht 2018

Dashi

Dite e mbushur me stuhi te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do ju duket sikur do mbyteni dhe asgjë nuk do ju ece mire. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë kështu qe nuk do kenë ndonjë dëshirë te madhe për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe gjendja ka për te qene shume me e mire nga me pare.

Demi

Sot do kaloni një dite shume me te qete dhe pa probleme ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni sikur do rilindni dhe zemra do ju rrahe me fort. Për beqaret ka mundësi te ndodhe një takim vendimtar qe do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar problemi i vetëm do jete pamundësia për te kontrolluar veten kur behet fjale për shpenzimet.

Binjakët

Do bëni mire te dilni, te njihni sa me shume persona e te argëtoheni gjate kësaj dite. Po u mbyllet ne vetvete do keni vetëm probleme e do vuani. Beqaret nuk do kenë ndonjë takim fantastik, por te paktën dita nuk do jete e mërzitshme. ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm pasi Saturni do ju shtyje drejt gabimeve te njëpasnjëshme.

Gaforrja

Nëse jeni ne një lidhje dita e sotme do jete e mbushur me entuziazëm dhe emocione te fuqishme. Çdo gjë do ju ece si e kishit menduar kështu qe nuk do keni për çfarë te ankoheni aspak. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë dashurinë dhe here pas here mundet edhe te flirtojnë me ndonjë. Sektori financiar do jete i stabilizuar dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.

Luani

Dielli dhe Hëna do ua beje jetën tuaj ne çift fantastike dhe te mbushur me emocione te forta. Do i përkushtoheni me mish e me shpirt partnerin dhe nuk do keni aspak ankesa për te. Beqaret nuk duhet te mendojnë te hidhen menjëherë ne krahët e dikujt pa u bindur plotësisht se ai është i duhuri. Buxheti do jete shume i kënaqshëm kështu qe mund te përfitoni pa frike për te kryer disa shpenzime me shume se zakonisht.

Virgjëresha

Dite e mire dhe e mbushur me sensualitet do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Sot mund te jeni gati edhe për te hedhur hapa te mëdha. Për beqaret do favorizohen dashuritë me shikim te pare dhe çdo gjë do ndryshoje brenda pak orësh. Ne planin financiar do keni akoma me shume fat se me pare megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te matur.

Peshorja

Sot zemra do ju rrahe pa pushim juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me fat qe keni dike si partneri pranë. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te kërkoni gjera ekstreme pasi mund edhe te zhgënjeheni. Beqareve do ju rishfaqen një person qe kane pëlqyer dikur, por qe ju kishte humbur nga sytë. Zemra do rifilloje te rrahe fort. Ne planin financiar do dini te bëni zgjedhjet e duhura dhe gjendja do mbetet e mire.

Akrepi

Do jeni shume te dashuruar me partnerin tuaj sot dhe do jeni te gatshëm t'ia falni edhe disa gabime qe ai ka bere se fundmi. Beqaret për fat te keq do refuzohen dhe nuk do mund te fillojnë dot një lidhje si e kishin ëndërruar gjithmonë. Me shpenzimet do jeni me dorëlëshuar dhe nuk do mendoni aspak se një dite ato mund te mbarojnë. Logjikoni dhe merrni masa sa pa qene vone.

Shigjetari

Hëna do ju beje te mbylleni ne vetvete sot dhe do refuzoni te dialogoni me atë qe keni ne krah. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene me delikate nga me pare. Beqaret me shume gjase do izolohen dhe nuk do kenë mundësi te realizojnë njohje te reja. Ne planin financiar mos prisni qe te fillojnë tronditjet qe te merrni masa strikte dhe te ulni shpenzimet.

Bricjapi

Me ne fund sot do arrini t'i zgjidhni qe te gjitha problemet qe kishit pasur ne çift dhe ne mbrëmje do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe zemra do ndihet akoma me mire nga me pare. Beqaret do kenë fat me shumice kështu qe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Për shkak te taksave, qirave apo detyrimeve te tjera, gjendja juaj financiare mund te pësojë tronditje.

Ujori

Merkuri do ju beje me te disponueshem sot për te dialoguar me partnerin dhe me te hapur për te prekur edhe disa tema qe dikur iu janë dukur delikate. Beqaret do e kenë te pamundur ta realizojnë sot takimin e tyre te ëndrrave kështu qe nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te jashtëzakonshme dhe mund te shfrytëzoni rastin për te hequr disa para mënjanë.

Peshqit

Dite e mbushur me turbullira ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente madje mund te debatoni pafund dhe do ju duket sikur nuk keni për te dale dot me nga tuneli ku jeni futur. Beqaret, nëse nuk bëjnë gabime mund te afrojnë pas vetes personin qe kane ëndërruar përherë. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por mjaftueshëm te mira sa për te kryer shpenzimet baze.

 

Të fundit