Flash News

KRYESORE

Hoteli përfshihet nga flakët, katër viktima dhe 19 të zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Malina të Filipineve, ku të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe janë zhdukur 19 të tjerë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në ambientet e hotelit.

Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Jonny Yo, mbi 300 persona të akomoduar në hotel janë evakuuar, madje disa edhe me ndihmën e helikopterit.

Viktimat ishin të gjithë anëtarë të stafit të objektit, përfshirë dy roje sigurimi.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, ku dhjetëra automjete të zjarrfikëses ndërhynë në vendngjarje.

Të fundit