Flash News

KRYESORE

Imzot George Frendo apel shqiptarëve: Kë duhet të votoni në zgjedhjet e 25 prillit

Imzot George Frendo apel shqiptarëve: Kë duhet të votoni në

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, pasi u ka bërë apel palëve politike shqiptare që të dialogojnë për problemet e shqiptarëve, u ka drejtuar edhe një apel shqiptarëve për ditën e zgjedhjeve.

Duke folur në ‘Real Story’, Imzot George Frendo tha u kërkoi shqiptarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë, duke marrë pjesë në votimet e 25 prillit.

“Shqiptarët patjetër duhet të votojnë në 25 prill. Vota është një detyrë morale. Të votohet për atë që sipas shqiptarëve është më i mirë. Edhe nëse mendojnë se të gjithë janë të këqij, të votojnë për atë që është më pak i keq”, tha Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo.

Të fundit