Flash News

KRYESORE

Incidentet në fushatën e Dibrës, Flamur Noka: Policët me dolën me maska, do i qëlloja nëse do kisha armë

Incidentet në fushatën e Dibrës, Flamur Noka: Policët me

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka rrëfyer se si ndodhi incidenti në fshatin Maqellare gjatë fushatës së 2016-ës në Dibër, kur u denoncua nga ish-drejtori rajonal i Tatimeve Dionis Imeraj, se e kishte kërcënuar me armë.

Sipas ‘Top Story’, policia u vu në ndjekje të mjetit tip Audi Q7 me targa AA 007 JF,  ku ndodhej deputeti me dy persona të tjerë, por ata nuk iu përgjigjën urdhrit për të ndaluar.

Vetë Noka thotë se shkak për këtë vendim ishte se policia nuk kishte uniformë dhe se ata kishin menduar se ishin banditë që po u bënin pritë.

“Unë nuk kam prekur armë me dorë që nga shkolla e mesme kur bënim zbor. Policia nuk kishte asnjë të drejtë të më dalë si banditë natën me maska pa uniformë dhe të më ndalojë. Unë nuk kam pasë armë se po të kisha patur edhe mund t’u kisha qëlluar se kujtova se ishin banditë që më kishin bërë pritë”, tha Ish deputeti.

Të fundit