Flash News

KRYESORE

Integrimi në BE, Meta: Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore

Integrimi në BE, Meta: Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për

Presidenti Ilir Meta ka inkurajuar sërish palët për miratimin me konsensus të reformës Zgjedhore pas mesazheve të djeshme nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Europian.

Sipas Metës, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore, e cila i hap rrugë integrimit në BE.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron!

Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! “, shkruan Meta.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca tha mbrëmë pas takimit me Këshillin Politik se “për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt”.

Ndërkohë,  Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, tha komisioneri.

Të fundit