Flash News

KRYESORE

Inxhinieri Meçe: Në Durrës një pallat rrezikon shembjen, të zgjerohet perimetri

Inxhinieri Meçe: Në Durrës një pallat rrezikon shembjen,

Inxhinieri Arben Meçe shprehu shqetësimin se në lagjen nr. 17 në Durrës një pallat është në rrezik shembjeje. Nisur nga kjo, ai u bën thirrje autoriteteve që të zgjerohet perimetri i rrethimit mbi 50 m për shkak se rrezikohen banesat rreth tij.

“Po ballafaqohemi me një strukturë të shkatërruar. Nuk mund të riparohet, problemi është shumë i thellë sepse janë dy pallate të ndërtuara me tipologji të ndryshme. Defektet janë shumë serioze, na rrezikon ne që jemi jashtë, mbi 50 metër duhet të zgjerohet perimetri dhe nuk duhet të afrohet askush sepse është i gatshëm për të rënë.”, tha ai për Abc news.

Inxhinieri shtoi se në Durrës sensibiliteti për këtë objekt duhet të jetë serioz.

“Rrethimi nuk është i mjaftueshëm, ky objekt në çdo sekondë është i gatshëm të bjerë. Në mënyrë absolute nuk duhet të futen brenda, e ka humbur funksionin e tij. Në bëjmë sensibilizimin që qytetarët të reagojnë pranë Administratës apo Bashkive, të mos rrezikojnë jetët e tyre. Kam kërkuar për disa objekte regjim policor”, deklaroi Meçe që theksoi se zgjidhja është vetëm në rrugën e institucioneve”, tha ai.

Të fundit