Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ish-deputeti i LSI në mbështetje të banorëve të Unazës së Re te Drejtoria e Policisë: Në burg duhet të ishin Rama me Gjiknurin
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar se në burg duhet të ishin kryeministri Edi Rama dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe jo banorët e Unazës së Re që protestojnë për pronën e tyre.
Bashkë me deputetë të tjerë të opozitës jashtëparlamentare si Klevis Balliu, Brahimllari i është bashkuar protestës së banorëve që këkrojnë lirimin e tre protestuesve të shoqëruar sot në komisariat te Drejtoria e Policisë Tiranë.
“Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.
Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën shoë dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.
Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij”, tha ish deputeti.