Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Kush e pengon Lleshin të zbulojë garantin në qeveri të kokainës nga Malta?!

Ish-deputeti: Kush e pengon Lleshin të zbulojë garantin në qeveri

Pas kapjes së 91 kilogramëve të kokainës në Maltë me destinacion Shqipërinë, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri.

Në një reagim në Facebook, teksa i drejtohet ministrit Sandër Lleshaj, Strazimiri shkruan, “Kush e pengon Lleshin të zbulojë garantin në qeveri të kokainës nga Malta?!”.

Reagimi i plotë:

Llesh!

Ndërkohë që "zbuloje" dhe "parandaloje" atë "planin e opozitës" për të "sulmuar institucionet", dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!

91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!

Domethënë 1 "Rinas" kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!

Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!

Që "Rinasi" (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti "organizator", për më tepër "në kërkim"), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një "kinez" në mes....

Po destinatarin, pritësin, porositësin e "Rinasit" me kokainë cili "kinez" të pengon ta gjesh?

Rrethin e "të dyshuarve" nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa "Rinasi", "mikun" duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në "shtet" ... e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t'i vësh gishtin... sidomos në "shtet" ...

Apo s'po gjen akoma një "kinez" atje lart në ... "shtet" ?!

Të fundit