Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm: Ajo që ndodhi në Bularat ishte e shëmtuar, nuk besoj se Meta do e dekretojë Lleshin

Ish-ministri i Jashtëm: Ajo që ndodhi në Bularat ishte e

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Bularat të Gjirokastrës. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj u shpreh se ajo që ndodhi ishte në gjë e shëmtuar dhe se skena të tilla dëmtojnë raportet mes dy vendeve.

“Ajo që pamë dje në Bularat është një gjë e shëmtuar. Nuk i shërben fare, por e dëmton frymën e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve tanë. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës ndaj tyre dhe kështu ndodhi. Shpallja  e personave grekë “non grata” është plotësisht e argumentuar.  Ne duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të realizohen pa një atmosferë. Kjo atmosferë është cenuar rëndë”, tha Mustafaj.

Ish-ministri komentoi edhe përplasjen mes qeverisë dhe Presidentit sa i takon mos dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Mustafaj u shpreh se nuk beson se kreu i shtetit do ta dekretojë Lleshin pavarësisht krke3sës së dytë të depozituar nga kryeministri.

“Ne mund të bëjmë hamendje, unë besoj se nuk do ta dekretojë sepse koha është kaq e shkurtër, që presidenti të krijojë bindjen. Ne nuk kemi një zv ministër të parë. Prezantimi i Ramës ishte gjetje tij dhe jo ligjore. Fjala e fundit do ti mbetet presidentit. Të dy institucionet janë kushtetuese, ata i kanë të përcaktuar se sa dashuri do të ushqejnë për njëra tjetrën”, u shpreh mes të tjerash Besnik Mustafaj.

Të fundit