Flash News

KRYESORE

Ishte "mbretëresha e Instagramit", Selena Gomez shpjegon arsyen e mungesës së gjatë

Ishte "mbretëresha e Instagramit", Selena Gomez shpjegon arsyen e
Edhe pse ishte në krye të fronit dhe "mbretëresha e Instagramit", Selena Gomez vendosi të heqë dorë nga platforma dixhitale për një kohë të gjatë. Por për të gjithë fansat e saj, ka një lajm të mirë, ajo është rikthyer. Këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale. “Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim. Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”,- ka thënë këngëtarja ndër të tjera.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Të fundit