Flash News

KRYESORE

Italiani thirrje popullit të vet: Mjaft kënduat në ballkone, merrni shembull nga miqtë tanë shqiptarë

Italiani thirrje popullit të vet: Mjaft kënduat në ballkone,

Një qytetar italian ka folur me tone të ashpra për popullin e tij pasi ka parë gjestin e shqiptarëve që jetojnë në Trieste dhe për këtë ai ka bërë një thirrje edhe për kryebashkiakun e për gjithë italianët.

Në videon e publikuar në Facebook – e realizuar me 30 mars – qytetari italian ka shprehur mahnitjen nga angazhimi solidar që kanë bërë shqiptarët duke ndihmuar me ushqime dhe u ka bërë thirrje popullit të tyre që mos të këndojnë nëpër ballkone por t`i futen punës sepse njerëzit kanë nevojë të hanë.

“Ky është një mesazh për kryebashkiakun, merr shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shiko këtu, këta njerëz shkojnë në shtëpitë e atyre që nuk kanë para. Shihi miqtë shqiptarë, shihi, kanë gjithçka që munden për njerëzit. Duhet t’i lini fjalët, lëvizni këmbët, pasi njerëzit kanë nevojë që të hanë. Të mësojmë nga miqtë tanë shqiptarë, mësoni, lërini fjalët. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit. Lëvizni,”- shprehet ai me tone goxha të ashpra.

Të fundit