Flash News

KRYESORE

“Jemi kthyer në pikën zero”, Alfred Lela nga Milano: Ka një rënie që zgjon shpresën. Luftë botërore me armik të përbashkët

“Jemi kthyer në pikën zero”, Alfred Lela nga Milano: Ka

Analisti Alfred Lela, që prej pak ditësh ndodhet në Itali, tregoi në një lidhje direkte për emisionin “Real Story”, se si është situata në vendin fqinj, aty ku drama e koronavirusit është më e rëndë se në çdo vend tjetër të botës. Alfred Lela u shpreh se “jemi kthyer në një pikë të historisë, që nuk është as pika zero”, duke komentuar atë çfarë po ndodh në Milano.

“Situatë e çuditshme. Jemi kthyer në një pikë të historisë, që nuk është as pika zero. Është disa herë minus. Lombardia, Milano me rrethinat janë zonat më të prekura. Ajo që të bën përshtypje është izolimi dhe të pamësuarit me izolimin. Në rastin tim dhe në rastin e të tjerëve, është izolim i dyfishtë; izolimi këtu në karantinë, dhe pamundësia për t`u kthyer në Shqipëri. Gjendja është fantazmagorike, vetëm në filma është kjo gjendje. Lëvizja këtu është e kufizuar. Parametri i lëvizjes nga shtëpia vetëm në rast nevoje është sunduesi”, tha Lela.

Më tej, ai tregoi se të vetmet biznese që janë hapur në Milano janë supermarketet dhe dyqanet ushqimore. Ai shtoi se rradhët e njerëzve janë tepër të mëdha, ndërsa në hyrje të marketeve tashmë matet temperatura, një praktikë që ndiqej deri më tani në aeroporte apo porte. “Ka rradhë të gjata në dyqanet, markatat. Vetëm ushqimoret janë të hapur. Rradhët i shton dhe distanca sanitare e të paktën 1 metri. Kur afrohesh për t`u futur brenda dyqanit, madje para dy ditësh u fut dhe matja e temperaturës para se të futesh në dyqan”, tha gazetari.

Në fund, Alfred Lela tregon se numri i të infektuarve tregon një rënie që jep shpresë. “Ka një rënie fal Zotit! Ka një fije shprese, zonat e kontaminimit të lartë janë disi të tulatura. Ka një rënie që zgjon një fije shprese. Edhe zyrtarët italian e kanë thënë se kjo është java e pikut dhe java që mund ta ul kurbën. Nuk e di Sokol, nuk di ta them. E di ç’po mendoja? Se si kufijtë janë të rëndësishëm po aq të parëndësishëm. Jemi në luftë botërore, jo në luftë konvencionale por në një armik të përbashkët. Tirana, Durrësi, Milano dhe Roma mund të ishin në një moment tjetër. Nuk është kjo të themi që ndihem, ndihem i përgjysmuar mes dy familjeve duke parë se situata është e njëjtë në Milano dhe në Tiranë”, u shpreh ndër të tjera Alfred Lela.

Të fundit