Flash News

KRYESORE

Juncker në frëngjisht: Ky është një gabim i rëndë historik, duhet të mbanim premtimet tona

Juncker në frëngjisht: Ky është një gabim i

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e cilësoi vendimin e liderëve të BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut si një gabim historik të rëndë.

Gjatë gjithë natës së të enjtes, liderët e unionit debatuan por nuk arritën që të vendosnin për po, pavarësisht se vlerësuan reformat e bëra në të dyja shtetet e vogla ballkanike, shkruan politiko.eu.

“Kam shumë i zhgënjyer me rezultatin e debatit tonë për zgjerimin. shumica e anëtarëve të këshillit ishin në favor të hapjes me të dyja shtetet, por një numër i caktuar i vendeve anëtare nuk ishin ati.  Ky është një gabim i rëndë historik, një gabim i rëndë historik”, tha Juncker në frëngjisht duke e përsëritur dy herë fjalinë për ta theksuar edhe ma të. “nëse ne duam që të respektohemi, duhet që të mbajmë premtimet tona”, përfundoi ai.

Të fundit