Flash News

KRYESORE

Juria shqiptare i dha 3 pikë, por si e votoi publiku shqiptar Serbinë në Eurovision

Juria shqiptare i dha 3 pikë, por si e votoi publiku shqiptar Serbinë

Eurovision 2018 ka qenë një nga më të ndjekurit nga shqiptarët kudo në botë, pasi këtë edicion si asnjëherë më parë konkurronin tre shqiptar, për tre shtete të ndryshme.

Eugenti, Ermali dhe Eleni kishin një paraqitje mbresëlënëse në garën e Festivalit Evropian të Muzikës, dhe ishin ndër këngët më të bukura në këtë festival.

Ajo që bëri shumë përshtypje është votimi që u bë këtë vit. Edhe pse dihet që votat në të shumtën e rasteve janë gjeopolitike, fqinjët tanë kësaj radhë ‘zhgënjyen’ duke mos votuar Shqipërinë, edhe pse ishte një nga përfaqësimet më kualitative ndonjëherë.

Por si votoi Shqipëria? A i respektoi ajo fqinjët?

Pikët maksimale Shqipëria i dha për Italinë dhe 10 pikë Qipros, ndërsa me 3 pikë vlerësuan Serbinë. Nga ana e saj, juria serbe, votoi Shqipërinë me vetëm 1 pikë.

Por si votoi publiku shqiptar për Serbinë?

Zero.

Publiku shqiptar nuk ka votuar fare për Serbinë. Më të votuarit nga televotimi në Shqipëri janë Itali, Qipro dhe Gjermania.

Të fundit