Flash News

KRYESORE

Kakavija/ Bejtja i zhgënjyer me të gjithë: Opozita shan Ramën në Fb, shoqëria civile zero, qeveria nuk bën as “sikur”

Kakavija/ Bejtja i zhgënjyer me të gjithë: Opozita shan

Nga Andi Bejtja

NJE SHTET QE NUK BEN AS "SIKUR"

Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10 vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë.. deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë:

nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as kryqi kuq as kryqi bardhe....zero dhe shoqëria civile :te pakten të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore...

Opozita mjaftohet vetëm duke share kryeministrin në FB, ne vend qe t'i tunde dhëmbët dhe t'i bëjë ultimatume e t'i vere afate për menaxhimin e situatës si qeverisë dhe pushtetit lokal......

Shkurt dhe shqip edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga me te këqinjte Europe dhe Rajon, për ekonomine, shendetesine, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, trasnsparencen......etj etj të kete sukses në Luften kundra Kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme...dhe në kriza të tilla humanitare...

..Por ceshte me e keqja sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe " sikur "...Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, moblizon ushtrinë, ngre dhjetë cadra, con ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë etj etj ....Po jo asgjë nga këto...

E pra nëqoftëse nuk bën asgjë nga kto të bëjë atë që di më mirë: t'i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës një privati....

 

Të fundit