Flash News

KRYESORE

Kandidatët për president i nënshtrohen testit të drogës në Ukrainë

Kandidatët për president i nënshtrohen testit të drogës

Kandidatët për president në Ukrainë i janë nënshtruar testit për drogë.

Presidenti aktual Petro Poroshenko dhe pretendenti kryesor, Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit dje në praninë e kamerave.

Poroshenko, që u rendit pas Zelenskit në raundin e parë, u tregua i gatshëm të përballet me kundërshtarin në një debat televiziv, që sipas tij mund të bindë zgjedhësit t’i japin një mandat të dytë.

Ndaj, kur ekipi i Zelenskit publikoi një video të shkurtër të enjten, ku sfidohej presidenti për një debat në stadiumin olimpik, presidenti në detyrë pranoi të gjitha kushtet, përfshirë edhe testin e drogës.

Dhe përveç kampionëve të gjakut, Poroshenko dha edhe kampionë urine dhe feçeje, të premten.

Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e tij të eksperiencës. “Të jesh president dhe kryekomandant, nuk është një lojë. Por nëse do një stadium, le të jetë një stadium”, tha ai duke iu përgjigjur kërkesës për debat.

Të fundit