Flash News

KRYESORE

Kapelo e ka me gjyqtarët dhe racistët: Janë në dele!

Kapelo e ka me gjyqtarët dhe racistët: Janë në dele!

Legjenda e Italisë, Fabio Kapelo, ka folur në lidhje me situatat në futbollin italian dhe problemet e shumta që kanë plasur në futbollin italian.

ARBITRAT – “Do të më pëlqente të përdornin metodën angleze. Mungon shumë intensiteti i ndeshjeve, tani çdo kontakt dhe kontrasti më i vogël, cilësohen faull”.

BALOTELLI – “Përse nuk arrijmë t’i izolojmë tifozët racistë? Sepse u kemi dhënë rëndësi të madhe. Ndihen të fortë kur janë grup dhe kthehen në dele kur nuk janë. Racizmi nuk duhet të ekzistojë. Reagimi i Balotellit ishte i rëndësishëm dhe duhet mbështetur. Flasim shumë, por nuk marrim vendime siç ndodh në Angli”.

JUVE-INTER – “Nuk arrihen rezultate pa një lojë të bukur. Juventusi nuk i ka lojtarët për një stil të caktuar loje dhe Sarri po përqendrohet te marrja e rezultateve. Conte e ka bazuar lojën e tij te mbrojtja e Interit dhe falë kësaj baze po merr rezultate pozitive".

Të fundit