Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare infektohet me COVID-19: Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus

Këngëtarja shqiptare infektohet me COVID-19: Ju lutem mos e fshihni

Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi është infektuar me COVID-19 dhe lajmin e ka bërë vetë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo tregon se është kujdesur në maksimum duke mbajtur maska e dorëza, por falë personave të papërgjegjshëm, tani i duhet të vuajë pasojat e virusit.

Mes të tjerave, Adelina tregon simptomat që ka aktualisht si: lodhje e madhe, dhe dhimbje të syve apo qafës:

“Te dashur miq e familjare,

Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjëherë pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.

Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.

Une hasa ne keto simptoma

Para dy dite, pra;

Lodhje te madhe te trupit

Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.

Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.

Temperature 37.5

Pra keto ishin simptomet e mija

Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!

Me respekt Adelina Thaqi Meta.”

Të fundit