Flash News

KRYESORE

Këto janë mjetet e blinduara që SHBA i ka dhuruar ushtrisë shqiptare

Ministrja ende në detyrë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar së bashku me ambasadorin Donald Lu, mjetet e blinduara që kanë mbërritur nga SHBA për ushtrinë shqiptare.

Në ceremoni ishin vetëm gjashtë mjete, por Kodheli theksoi në total janë 248 të tilla, si pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria amerikane për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Këto janë 6 mjetet e para të blinduara nga 248 në total, pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria e SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Kodheli.

Mimi Kodheli do të zëvendësohet javën e ardhshme në postin e ministres së Mbrojtjes nga kolegia e saj në PS, Olta Xhaçka.

Të fundit