Flash News

KRYESORE

Khloe Kardashian po përjeton atë çfarë kaloi ish-e dashura e Tristan për faj të saj: Mendoja se ishte beqar

Tristan Thempson e ka bërë Khloe Kardashian në fillim “zuskën” që i mori të dashurin 27-vjeçares Jordan Craig. Në atë kohë Tristan jetonte me Jordan dhe njëkohësiaht filloi të shoqërohej dhe me Khloe Kardashian.

Por gjithë këtë histori, Khloe se dinte. Por atë e kanë akuzuar shpesh se ka ndarë çiftin, ndaj ylli Kardashian ka reguar me disa postime në Instastory:

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni”, e nisi Khloe.

“E vërteta ime është se: E takova Tristan-in sepse AI VENDOSI të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen.”

“Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt. Më tregoi prova fizike (shkëmbime mes të dyve) dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim.”

“Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë.”

Më pas, Tristan e tradhtoi Khloe-n. Duke e bërë të përjetonte pikërisht atë që ish-e dashura e tij, Jordan, kaloi.

Të fundit