Flash News

KRYESORE

Kolegji Zgjedhor/ Analisti: Meta të japë dorëheqjen! Rama ta zëvendësojë me ndonjë ish-demokrat të mërzitur

Analisti Fitim Zekthi ka komentuar vendimin e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor si diçka të pazakonte dhe në kushte të tilla ai sugjeron presidentin Meta të japë dorëheqjen.

Sipas tij, vendimet e presidentit jo se nuk janë të rrëzueshme, por kur bëhen objekt gjykimi nga organe të tilla si KQZ, policia atëherë është e kotë që ai të rrijë në atë detyre.

“Presidenti Meta duhet te jape doreheqjen.

Nqs vendimet e tij behen objekt gjykimi nga organe ekzekutive si KQZ, policia, apo agjencia e kthimit te pronave ose vendimet e tij ne zbatim te nje germe (jo me thjesht fryme) te kushtetutes rrezohen nga gjykata ad hoc si kjo e zgjedhjeve atehere ai eshte kot ne ate detyre.

Me mire kryeministri te emeroje ndonje ish demokrat ose ish demokrate te merzitur me PD ( te cilet mund te sherbejne mire sic kane bere disa) ose te emeroje dike mes Rucit, Ulsit, Qefalise apo edhe Laert Vasilit dhe te pakten nuk ka ka zhurme mbi kushtetueshmerine e akteve. Diktatura mund te jete me brutale por nuk do kemi venie ne diskutim te diçkaje te madhe si dekretet e presidentit duke u tallur me njerezit.

Hindenburgu qe ishte president ne Gjermanine e Hitlerit , ndonese nuk e duronte dot Hitlerin, nuk pyetej per asgje...

Vendimet e Metes jane te rrezueshme padyshim, por jo nga Kqz, kolegji zgjedhor, teatri artturbina apo hopiteka. Vetem Gjykata Kushtetuese e ben ...Kjo qe po ndodh do luante mendsh edhe studentet e vitit te pare te drejtësisë”, shkruan analisti në rrjetet sociale.

Të fundit