Flash News

KRYESORE

Komisioni ‘anti – Meta’ miraton planin e hetimit të presidentit, ja hapat që do të ndiqen

Komisioni ‘anti – Meta’ miraton planin e hetimit të

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës ka nisur sot hetimin e Presidentit.Ky komision ka bërë publik në mbledhjen e ditës së sotme planin paraprak të hetimit ndaj kreut të shtetit.

Në nisje të mbledhjes, Komisioni vendosi miratimin e “Planit Paraprak të Hetimit”, që përcakton veprimet hetimore që do të kryhen të bazuara në tri shtylla kryesore: objekti dhe baza ligjore, hapat proceduriale që do të ndiqen nga Komisioni, si dhe rrethi i personave të ngarkuar.

Disa prej anëtarëve të këtij Komisioni kanë kërkuar që në këtë proces të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Të fundit