Flash News

KRYESORE

Kompania Offshore merr 20 milionë euro nga ‘Unaza e Re’, Shehaj: Është e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thotë se rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Shehaj shkruan se arsyeja më bindëse për të shpjeguar se pse Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është ai vetë.

“Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht””, shkruan Shehaj.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, vijon më tej deputeti i PD-së, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Postimi i plotë

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

 

 

Të fundit