Flash News

KRYESORE

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pas Italisë dhe Greqisë, konfirmohet edhe rasti i parë me koronavirus në Maqedonine e Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.

Ministri tha se personi i prekur është një grua e moshës 50 vjeç, e cila  të ardhur nga Italia dhe ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, raporton Alsat M.

Kujtojmë se sot u konfirmua rasti i parë me virus në Selanik, një 38-vjeçare e cila kishte qëndruar në Itali.

Të fundit