
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Korrupsioni po zbraz Rumaninë, 20% e popullsisë tashmë ka emigruar

Të shtunën e kaluar protestuan me dhjetëra mijëra rumunë në Bukuresht. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit socialdemokrat, të cilin e akuzojnë për korrupsion. Sikurse edhe një vit më parë, nismëtarë të mitingut kishin qenë rumunët e diasporës. Policia dhe xhandarmëria rumune i shpërndanë protestuesit me dhunë, të rrahura dhe gaz lotësjellës. Camelia dhe Laurenţiu sivjet nuk morën pjese ne demonstratë. Vitin e kaluar vendosën të shpërngulen në Gjermani, dhe tani po merren me organizimin e jetës së tyre në një vend të huaj.
"Dikush atje lart duhet të na dojë - nuk mund të kishim gjetur një vend më të mirë se Gjermania," thotë Camelia. 46-vjeçarja ish-punonjëse e një kompanie të madhe mediatike në Rumani buzëqesh e ndrojtur. Ajo dhe i shoqi, Laurenţiu, kameraman 48-vjeçar, nuk kishin parasysh Gjermaninë, kur, në gusht të vitit të kaluar, vendosën të largoheshin nga vendi i tyre së bashku me dy djemtë e mitur. Në Rumani, çifti kishte krijuar një biznes të mirë me qira afatshkurtra për turistët. "Por pastaj erdhën pasanikë nga jashtë që nisën të blinin nga dhjetëra banesa duke prishur çmimet," ankohet Camelia. Pas ca kohësh familja nisi të fitonte shumë pak. Biznesi nuk kishte më sukses, shanset për të gjetur një punë të qëndrueshme ishin të ulëta. "Na thoshin ose se ishim tepër të vjetër për punën ose tepër të kualifikuar - na vinte turp", kujton ajo.
Pastaj erdhi gushti i vitit 2018, kulmi i trazirave sociale dhe politike, dhe ata vendosën të provonin fatin e tyre jashtë vendit. Disa miq kishin emigruar tashmë në Greqi dhe ishin sistemuar në Kretë. Një punë e paguar mirë, diku buzë detit - kjo ishte ajo që synonin ata. Por nga kjo ëndërr nuk doli asgjë. Në ishull nuk kishte as punë të mirë e as banesa të përballueshme.
Pastaj, krejt papritur, i mori në telefon një mikeshë dhe u tha se kishte një punë të mirë. "Deri atëherë nuk kishim qenë kurrë në Gjermani, as nuk dinim gjermanisht dhe gjithmonë dëgjonim se gjermanët ishin njerëz shumë të ngurtë," thotë Laurenţiu. Familja shiti makinën për të pasur ca para për fillimin e ri.
Statistika alarmante
Sipas Zyrës Federale Gjermane të Statistikave, në fillim të vitit 2019, në Gjermani ishin të regjistruar rreth 700 000 rumunë. Në Itali dhe Spanjë, numri i rumunëve që jetojnë dhe punojnë është mbi një milion. Sipas OECD-së, Rumania është një nga vendet kryesore të origjinës në sektorin e emigracionit familjar dhe lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve rumune, numri i rumunëve të mërguar është katër milionë, që do të thotë rreth 20 për qind të popullsisë rumune. Në muajt e verës, numri i punëtorëve sezonalë në ndërtim dhe bujqësi shkon deri në pesë milionë.
Gabriela Mirescu, një politologe nga Rumania me banim në Zvicër, i ndan në dy breza emigrantët rumunë që nga rënia e komunizmit: "Në fillim të viteve 1990, një mjek rumun i emigruar në Perëndim shpesh duhej të fillonte si shofer taksie dhe të priste me vite të tëra derisa t'i njihej diploma" thotë ajo. "Sot, mjekët vijnë me një kontratë në xhep dhe shkojnë direkt në spital."
Mirescu thotë se ndryshe është kur duhet të luftosh për të gjetur një lidhje me shoqërinë, e ndryshe kur integrohesh shpejt e pa komplekse në mjedisin e ri. Një gjë të përbashkët kanë të dy brezat: ruajtjen e kontakteve me atdheun e vjetër. Jo vetëm që dërgojnë para për familjet e tyre çdo muaj, por shumë syresh janë të interesuar për zhvillimet politike në Rumani.
Camelia dhe Laurenţiu ndiehen mirë në atdheun e tyre të ri. Nga njëra anë, ata janë të lumtur që në jetën e tyre është kthyer rregulli. "Në Rumani gjithçka ishte kaotike, mënyra e jetesës këtu është shumë ndryshe, na pëlqen shumë këtu, "thotë Camelia. Burri i saj ka një punë të paguar mirë në një kompani që merret me shitblerje online, kurse ajo merret me djemtë. Dhe këtë vit familja shkoi edhe në Kretë, por për pushimet verore./ Burimi: DW
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50