Flash News

Kosova

Detajet/ Vrasja e gruas dhe plagosja e vëllait të saj, policia arreston autorin

Detajet/ Vrasja e gruas dhe plagosja e vëllait të saj, policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

Rasti ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri. Policia ka bërë me dije se i plagosuri, vëllai i viktimës, është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari tashmë është arrestuar dhe është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve në Ferizaj.

Policia ka bërë me dije se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

 

Të fundit