Flash News

KRYESORE

Krah Ramës, Vuçiç flet për integrimin e Shqipërisë: Nëse s'hapen negociatat me BE, nuk është faji juaj

Krah Ramës, Vuçiç flet për integrimin e

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka shprehur mbështetjen e Serbisë ndaj Shqipërisë në rrugën ndaj integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët per shtyp, me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vuçiç përkrahu kryeministrin shqiptar se nëse BE nuk çel negociatat me Shqipërinë pas një jave në Këshill, një vendim i tillë nuk do të jetë për faj të Shqipërisë, por prej arsyeve të brendshme që ka BE.

“BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi e meritojnë këtë gjë. Nëse nuk ndodh, nuk është për fajin e tyre, por BE ka arsyet e veta të brendshme”, tha presidenti serb.

Po ashtu, sa i takon marrëveshjes së ‘Shengenin Ballkanik’, Vuçiç tha se është me rëndësi maksimale për vendet e përfshira, pasi do të ndikojë pozitivisht në ekonomitë e vendeve përkatëse.

“Deri në fund të 2021 do të krijojmë kushtet duke shfrytëzuar maksimalisht ID për kufirin me Shqipërinë, takimet e mëtejshme s’do ju duhen pasaporta për të kaluar kufirin me Shqipërinë,

Janë 26 mln orë që humbin kamionët tanë nëpër Ballkan, nëse heqim këto barriera do ketë ekonomi më të mirë”, tha presidenti serb, duke përcaktuar takimin e radhës më 10 nëntor në Ohër, me masa konkrete për këtë marrëveshje.

Të fundit