Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Zyrtari i DASH apelon nga Beogradi: Të pakënaqur nga ngecja në Shqipëri, palët të negociojnë në mirëbesim

Kriza politike/ Zyrtari i DASH apelon nga Beogradi: Të pakënaqur nga

Ndërsa kriza politike në vend, mes mazhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë përmirësim, zyrtari i lartë i DASH, David Kostelancik  ka përcjellë sërish një tjetër mesazh për aktorët politikë në Tiranë.

Drejtori i ‘Politiko’ raporton nga Beogradi se Kostelancik  është shprehur i pakënaqur nga mungesa e përpjekjeve për të gjetur dialogun mes palëve dhe daljen nga kriza, që ka përfshirë vendin prej muajsh.

“Jemi të pakënaqur nga ngecja në Shqipëri. I kemi nxitur palët të ulen. Ka një vend për opozitën që ka dalë nga parlamenti dhe i nxisim ta marrin atë vend dhe të negociojnë me mirëbesim”, u shpreh David Kostelancik, Drejtor për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik  në ‘Belgrade security forum’.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit, Kostelancik vizitoi Tiranën dhe takoi përfaqësuesit e forcave politike për zgjidhjen e krizës politike.

Gjatë diskutimit mes tyre, zyrtari i DASH kërkoi normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik.

Të fundit