Flash News

KRYESORE

Kryemadhi flet pas takimit me Bashën dhe aleatët: Rama, pengesë e përhershme për dialog

Kryemadhi flet pas takimit me Bashën dhe aleatët: Rama, pengesë e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur pas takimit në selinë blu me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatë të tjerë opozitar, lidhur me platformën e propozuar për zgjidhjen e krizës dhe për Reformën Zgjedhore, që siç deklaroi kryedemokrati i është dorëzuar edhe kryeministrit.

Sipas Kryemadhit, Rama ka qenë përherë pengesë dhe kundër dialogut.

“Ne do të vazhdojmë në axhedën tonë. Rama ka qenë përherë pengesë dhe kundër dialogut dhe tregon se ai ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, nuk është më çështja çfarë thotë Rama, por është si të nxjerrim vendin nga kriza”, tha Kryemadhi për mediat.

“Zbatoje ose hap krahun”, zbardhet plani i opozitës për zgjidhjen e krizës, Basha: Ia dorëzuam Edi Ramës

Të fundit