Flash News

KRYESORE

Kryeministri i Maqedonisë kërkon shkarkimin e dy ministrave

Kryeministri i Maqedonisë kërkon shkarkimin e dy ministrave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e dy ministrave, Aksel Ahmedovskit, nga posti i ministrit pa portofol, i angazhuar për implementimin e strategjisë  për përmirësimin e gjendjes së romëve, si dhe ministrin Adnan Qahil, ministër për investime të huaja.

Në vend të Ahmedovskit, është propozuar Muzafer Bajramin, ndërsa në vend të Adnan Qahilit, Zaevi ka propozuar Elvin Hasanin. Rikonstruimi më i gjerë i qeverisë pritet pas ndryshimeve kushtetuese.

Prej kohësh flitet se BDI-ja kërkon alternativa për zëvendësimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Kurse LSDM-ja është shprehur e pakënaqur me ngecjen dhe shfuqizimin e reformave në arsim.

Të fundit