Flash News

KRYESORE

Kryeson listën për Parlamentin Evropian; ish-ministrja e Francës: Isha unë që bllokova negociatat me Shqipërinë

Kryeson listën për Parlamentin Evropian; ish-ministrja e Francës:

Nathalie Loiseau ka pranuar gjatë një interviste për ‘RTL’ se ka bllokuar vitin e kaluar hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka mbajtur detyren e ministres franceze për Evropën nga qershori i 2017-ës deri në mars të 2019-ës dhe aktualisht drejton listën e partisë së presidentit Emmanuel Macron për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre”, ka deklaruar Loiseau.

Ish-ministrja e Francës ka mbyllur çdo diskutim, të paktën sa i përket votës së shtetit të saj, për negociatat në muajin qershor. Sipas Loiseau, nuk do të ketë hapje të negociatave me Tiranën dhe Shkupin në muajin e ardhshëm.

“Shkova në Maqedoninë e Veriut për të thënë jo, sepse ju nuk jeni gati, sepse ne nuk jemi gati, nuk do të ketë negociata në qershor. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë, por nuk ka zgjerim”, deklaroi Nathalie Loiseau.

Në Francë po zhvillohet një betejë e ashpër politike për zgjedhjet evropiane, kur radikalët e djathtë të Marie Le Pen po rrezikojnë seriozisht kandidatët e presidentit Macron. Për të grumbulluar sa më shumë vota, Macron dhe njerëzit e tij po përdorin një retorikë gjithnjë e më të ashpër kundër shqiptarëve, ashtu siç ndodhi edhe gjatë referendumit për ‘Brexit’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit