Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plagët e pambyllura të 26 Nëntorit nga propaganda, familjet e pastreha ende në udhëkryq

26 Nëntor 2019. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit goditi Shqipërinë 4 vite më parë, duke i marrë jetën 51 personave dhe duke lënë të plagosur mbi 3.000 të tjerë.
Qytetet më të goditura ishin Durrësi, Thumana, Tirana dhe Lezha. Asokohe qeveria u zotua se do të bënte çmos për të ndërtuar pallatet dhe banesat e rrënuara nga tërmeti.
Kanë kaluar 4 vite dhe përveç propagandës qeveritare të Ramës, shifrat dhe faktet e grumbulluara nga investigimet flasin të kundërtën e premtimeve televizive që ka bërë kryeministri për të prekurit nga tragjedia e 26 nëntorit.
Propaganda e Ramës
Sot, kryeministri si çdo vit pas 26 nëntorit 2019, ka ndarë disa pamje nga Thumana e rregulluar. Me krenari, Rama e cilëson një arritje të qeverisë së tij. Por, fasada fsheh pas vetes një tjetër realitet.
Kryeministri këmbëngul se qeveria e tij ia doli të rindërtonte në kohë rekord banesat dhe pallatet e dëmtuara, duke harruar se shumë të tjerë enden dyerve të bashkive me letra në duar, për të përfituar bonusin e qirasë dhe apartamentin e premtuar, të cilin ende nuk e kanë marrë.
7 familje në Lezhë pa çati
Një vështrim i Faktoje.al në Lezhë, një nga bashkitë e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, tregoi se disa familje vijojnë të mbeten pa çati mbi kokë. Të paktën 7 të tilla, deklarojnë se edhe pse kanë kaluar 4 vite nga tragjedia, nuk kanë një strehë.
Pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ u shemb dy vite më parë, por ende nuk kanë nisur punimet për rindërtimin e tij. Procesi ka mbetur peng i zbatimit të marrëveshjes së rindërtimit nga Fondacioni Firdeus, pasi palët nuk kanë gjetur dakordësi.
Bashkia e Lezhës tha për Faktoje.al se çështja është adresuar në qeveri. Pas tërmetit, nga vlerësimi i dëmeve në këtë bashki u raportua 246 familje të pastreha, mes të cilave edhe banorët e një pallati tre katësh në qendër të Lezhës.
Tre muaj pas tërmetit, kryetari Pjerin Ndreu, premtoi rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, e megjithatë, rindërtimi ende s’ka nisur. Bashkia nuk është në gjendje të japë një afat mbi fillimin e punimeve edhe pse kanë kaluar katër vite nga tërmeti tragjik.
Por, kjo mungesë financimi e pretenduar nga Bashkia e Lezhës, ka lënë pa bonus qiraje 7 familjet e goditura nga tërmeti që presin në qiell të hapur për një shtëpi.
Durrësi ende në udhëkryq
Shumë familje kanë arritur të futen në banesa të reja në Durrës, ndërsa 2400 të tjera janë pa shtëpi. Madje prej muajsh nuk trajtohen as me bonusin e qirasë.
Vetë banorët pohojnë se mungesa e financimit nga ana e qeverisjes vendore, ashtu siç ishte premtuar, po iu shkakton një krizë të thellë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. Shumë prej tyre janë detyruar të kthehen në banesat e pariparuara ose të papërfunduara, duke rrezikuar veten.
“Ka vend për gëzim, thjesht ideja që po kthehesh në shtëpinë tënde, po kur në një javë kalon në kurriz ngjitjen nëpër shkallë me fëmijë, me qese nëpër duar nuk ka vend shumë për gëzim kur përballesh me realitetin. Nuk mund të bëhet kolaudimi i pallatit pa u bërë ashensori, vendosur kangjellat e shkallëve. Siguria është zero. Ne banojmë aty dhe është shumë problem, por hymë se qiratë janë shumë të lartë dhe s’mund të përballohen më. Që në mars nuk e kemi marrë bonusin”, ka thënë një banore për Top Channel.
Në Manëz ndërtimi i lagjes së re përfundoi, ndërsa në Spitallë të Durrësit punimet vijojnë. Strehimi vazhdon të mbetet problemi kryesor. Disa nga banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e energjisë elektrike dhe ujit.
“Çelësat i morëm, kemi 2 javë, po kot. S’kemi ujë drita. Vijmë, shohim dhe ikim”, thotë një nga banorët.
“Në bashki na thonë i kemi çuar emrat te elektriku, atje thonë s’kemi matës. Si bëhet kolaudimi?! Asnjë s’ka hyrë”, shton një tjetër.
Fajtorët fituan lirinë
Të gjithë ata që u arrestuan si fajtorë për shembjen e pallateve dhe banesave, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës e deri tek vrasja për shkak të pakujdesisë, u lanë të lirë.
I vetmi drejtues i lartë që qëndron pas hekurave i hetuar nga SPAK për “shpërdorim detyre” për rastin e një pallati të vetëm të dëmtuar nga tërmeti është ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit u arrestua në qershor të këtij viti.
Nga 30 të arrestuarit në total, Gjykata Penale e Tiranës vendosi të linte në burg 7 prej të arrestuarve, mes tyre ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.
Detyrim paraqitje
1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje
2-Reis Muca- Detyrim paraqitje
3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje
4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje
5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje
6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje
7-Stela Maze- Detyrim paraqitje
8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje
9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje
10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje
11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje
Arrest shtepie
1-Faik Fejza- Arrest shtëpie
2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie
3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie
4-Agim Eski- Arrest shtëpie
5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie
6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie
7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie
8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie
9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie
10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie
11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie
12- Luan Beta- Arrest shtëpie
Arrest me Burg
1-Hodo Gjoni arrest burg
2- Artur Skela- Arrest meburg
3- Fejzi Dyrmishi - Arrest me burg
4- Besnik Fucia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg
5 -Naim Shehi- Arrest me burg
6- Gezim Shkalla - Arrest me burg
7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkes- Arrest me burg
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38