Flash News

KRYESORE

Kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave e zgjedhin… në gjumë

Mënyra se si u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave ka ngjalluar reagime të shumta, me kryeministrin Edi Rama që ka paralajmëruar heqjen e financimit për këtë institucion.

Në sallë, gjatë mbledhjes pati mungesa të shumta të akademikëve që kundërshtuan procesin, mes tyre edhe Artan Fuga, por kishte edhe nga ata që ishin aty vetëm fizikisht.

Ky është rasti i këtij akademiku të cilin e ka zënë gjumi gjatë kohës që kandidati për kryetar po prezantonte platformën. Momenti nuk i ka shpëtuar gazetares Lindita Çela, e cila i ka publikuar fotot në rrjetet sociale.

Shpresojmë që dikush ta ketë njoftuar zotërinë në foto se kush u zgjodh kryetar i ri i ASH, ndonëse ishte vetëm një kandidat në garë.

Të fundit