Flash News

KRYESORE

Kush është polici Fafaj, babai i dy fëmijëve që u vetëvra më armë e shërbimit në komisariat

Kush është polici Fafaj, babai i dy fëmijëve që u

Mëngjesin e  sotëm një ngjarje e rëndë tronditi opinionin në rrethin e Fierit e më gjerë.

Një punonjës policie menjëherë pasi ka mbaruar shërbimin, ka qëlluar për vdekje veten me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të komisariatit të policisë së Fierit, për shkaqe deri tani ende të panjohura.

Sipas policisë, polici i vetëvrarë është identifikuar si Kastriot Fafa, 46 vjeç dhe  punonte si oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit. Fafa mësohet se është i martuar dhe baba i dy fëmijeve, ndërsa ishte pjesë e policisë prej 20 vitesh.

Aktualisht, një grup hetimor është ngritur për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Të fundit