Flash News

KRYESORE

Kush janë deputetët 'e pastrehë' nga PS, PD dhe LSI që Kuvendi u siguron shtëpi në Tiranë

Politiko.al ka zbardhur se kush janë deputetët e rretheve nga PD, PS dhe LSI,  të cilët konsiderohen të pastrehë dhe që Kuvendi u siguron banesë në Tiranë.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë se bazuar në vendimin e Kuvendit nr 114, pika 10, ‘për mënyrën e trajtimit të deputetëve’, Kuvendi mbulon shpenzimet prej 35 mijë lekësh për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë.

Deri më tani, dokumentacionin e kanë plotësuar 4 deputetë dhe trajtohen me qira,

  1. Nadire Meçorapaj, deputete e Partisë Demokratike-Vlorë
  2. Gledjon Rehovica-Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim–Berat
  3. Edlira Bode-Deputete e Partisë Socialiste-Korçë
  4. Izmira Ulqinaku-Deputete e Partisë Demokratike- Shkodër.

Ndërsa, Politiko.al mëson se në proces të plotësimit të dokumentacionit për të siguruar banesë janë;

  1. Nard Ndoka-Deputet i Partisë Demokratike-Shkodër
  2. Edmond Leka-Deputet i Partisë Socialiste-Vlorë./Politiko.al/ 

Të fundit