Flash News

KRYESORE

Kush janë udhëheqësit e BE që shkelën masat që miratuan vetë gjatë pandemisë

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, udhëheqësit kanë treguar mungesë respekti për masat e bllokimit anti-covid.

Rrjeti EURACTIV shqyrtoi se si disa kryeministra dhe presidentë kanë kryer edhe ata vetë shkelje gjatë pandemisë deri më tani.

Ndër më të komentuarit është rasti i këshilltarit më të lartë të kryeministrit Boris Johnson në Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtorit të Brexit, Dominic Cummings prej thirrjeve të përhapura që i kërkonin atij të hiqte dorë ose të lirohet nga pozicioni i tij, pasi kishte përshkuar 250 milje në veri të Anglisë kur Britania ishte në izolim total.

Ai është mbrojtur duke sqaruar se po bënte gjënë e duhur për familjen e tij, pasi që ai dhe gruaja e tij ndjeheshin të sëmurë dhe nuk kishin njeri që të kujdeset për fëmijën e tyre në Londër.

Vetë kryeministri doli në mbështetje të tij.

 

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki kohët e fundit u desh të kërkonte falje kur u pa në një restorant me zyrtarë. Rregulli parashikonte që të shkojnë në restorante vetëm me anëtarët e afërt të familjes.

Këto standarde të dyfishta kanë ngjallur zemërim, sepse në të njëjtën kohë, disa artistë që protestuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale polake u gjobitën me shumë sa 2.400 euro secili.

Në Republikën Czecheke, Presidenti Miloš Zeman u takua me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Guvernatorin e Bankës Kombëtare dhe VIP –a të tjerë në rezidencën presidenciale në Prill, pa asnjë distancim shoqëror, në shkelje të dukshme të masave të bllokimit.

Zëdhënësi i presidentit postoi një fotografi që ngjalli zemërim, sepse megjithëse pjesëmarrësit mbanin maska, ata në të vërtetë po hanin drekë.

Kryeministri Andrej Babiš gjithashtu postoi një fotografi në Mars gjatë një shëtitje për një akullore” së bashku me shefin epidemiolog Roman Prymula.

Në foto, ai ishte i veshur me një maskë për fytyrën, por është përballur me kritika në mediat sociale dhe e përkeqëson atë, duke u munduar të shpjegojë se është e mundur që të mbahet maskë kur hahet  akullorja.

 

 

 

 

 

 

Në Rumani, kryeministri Ludovic Orban me sa duket nuk i pëlqen të veshë një maskë. Në shumë foto zyrtare të postuara në faqen e internetit të qeverisë, ai është i vetmi që nuk ka një të tillë, ndërsa rrethohet nga njerëz me maska.

Në mënyrë të ngjashme, Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet në shumë foto si i vetmi pa maskë.

Në Bullgari, Kryeministri Boyko Borissov mezi respekton distancimin social po ashtu. Reagime të shumta pati në mediat sociale, kur Zëvendëskryeministri Krassimir Karakachanov,  u fotografua i ulur në një stol në një park kur kjo nuk lejohej sipas rregullave. Ai thuhet se më vonë pagoi një gjobë prej 300 leva (150 €).

Në Slloveni, Presidenti Borut Pahor dhe dy ministrat u fotografuan duke ecur krah për krah, pa maska, në një kohë kur tubimet publike ishin të ndaluara.

Kryeministri Hollandez, Mark Rutte, dha një shembull të kundërt për shkeljen e rregullave, pasi nuk e vizitoi nënën 96-vjeçare që po vdiste për t’i respektuar masat kundër COVID-19.

Të fundit