Flash News

KRYESORE

Kylie Jenner rrezikon të dënohet me burg sepse dyshohet se mashtroi për pasurinë e saj

Ka mundësi që Kylie Jenner të përballet me një hetim penal dhe madje edhe me burg nëse pretendimet se ajo ishte e pandershme në lidhje me deklaratat e saj tatimore janë të vërteta.

Revista ‘Forbes’ e ka nxjerrë atë jashtë listës së miliarderëve të tyre të premten, vetëm dy vite pasi e shpallën atë miliarderen më të re të të gjitha kohërave.

Revista pretendon se ylli i ‘Keeping Up Ëith The Kardashians’ , e cila krijoi një kompani kozmetike të quajtur ‘Kylie Cosmetics’ në 2015, mund të ketë paraqitur informacione të rreme për të ekzagjeruar suksesin e kompanisë së saj të kozmetikës pas ekzaminimit të provave nga llogaritarët e familjes Kardashian.

'Forbes' pretendon se raportet e kontabilistëve sugjerojnë që ‘Kylie Cosmetics’ kaloi nga zero dollar në 300 dollarë (244 milion £) në një vit, duke bërë që revista të ngrinte dyshime.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, gjigandi i bukurisë Coty bleu 51 përqind të aksioneve në biznesin e Kylie-t për 600 milion dollarë (487 milion £), gjë që e rritit biznesin e ‘Kylie Cosmetics’ me 1.2 miliard dollarë (970 milion £).

 

Të fundit