Flash News

KRYESORE

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 21-vjeçari

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shijakut pasi u kap teksa lëvizte me një armë zjarri me vete.

Geri Metaj u vu në pranga nën akuzën për armëmbajtje pa leje. Sipas të dhënave zyrtare, 21-vjeçarit i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë.

Metaj u arrestua në fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Të fundit